Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes nuk e cilëson turp humbjen nga Greqia.
“Dardanët” u mposhtën në “Fadil Vokrri” me rezultat të ngushtë 1 – 2, derisa golin e vetëm e shënoi i inkuadruari Bernard Berisha, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Challandes pranoi se kanë bërë shumë gabime, ndërsa është vërejtur mungesa e shumë lojtarëve.
“Kemi bërë shumë gabime. Në pjesën e parë dhe në shumicën e pjesës së dytë kemi bërë gabime dhe kemi humbur shumë topa”.
“E pamë që nuk ishte dita perfekte sot. Shumë lojtarë na munguan”.
“Kemi luajtur dy ndeshje dhe siç duket forma e lojtarëve nuk është më e mira”, u shpreh fillimisht ai për Supersport Kosova.
Tutje, tekniku zvicëran tha se nuk është turp të mposhtësh nga Greqia, ndërsa mbetet i pakënaqur me lojën.
“Për mua Berisha ka bërë një punë të mirë dhe unë pres nga zëvendësuesit të bëjnë diçka. Njësoj ishte edhe në ndeshjen ndaj Moldavisë”.
“Nuk jam i kënaqur me këtë lojë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk është turp të humbësh nga Greqia”, përfundoi Challandes.
Ndeshja e radhës për Kombëtaren e Kosovës është ndaj Maqedonisë së Veriut në tetor, kurse i nevojitet vetëm fitore më ëndrrën e kualifikimit në Euro 2020./arbresh.info.
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...