Një ditë para ndeshjes, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është paraqitur në konferencën për shtyp, ku ka folur për ndeshjen me Anglinë.
Challandesi e konsideron Anglinë si një nga kombëtaret më të forta në botë.
“Ne jemi Kosova dhe do të luajmë kundër njërës prej Kombëtareve më të mira në botë. Për mua është më e mira. E kam parë ndeshjen e fundit të tyre, dhe do të jetë e vështirë për ne”.
“Kjo tregon forcën e tyre para ndeshjes së nesërme. Nëse them se kemi ardhur për fitore, njerëzit mund të mendojnë se kjo nuk është në rregull”.
“Do të jetë e vështirë kjo ndeshje për skuadrën time, por ta shohim nivelin e skuadrës sonë në Evropë”.
“Kur u hodh shorti të gjithë mendonin se Kosova nuk mund të luftojë për vendet e para, por tani jemi duke luftuar për vendet e para”.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...