Lionel Messi i dërgoi një mesazh bashkëlojtarëve të Argjentinës pasi kishte parë demolimin e tyre nga Spanja këtë vikend.
Amerikanët e Jugut u mposhtën 6 me 1 në Madrid, e cila ishte disfata më e rëndë kundër një kundërshtari evropian që nga viti 1958, transmeton portali arbresh.info.
Messi nuk ishte në gjendje për të luajtur për shkak të problemit në pulpë të këmbës, por kjo nuk e ndaloi atë që të jetë i përfshirë pas ndeshjes. Ylli i Barcelonës foli me bashkëlojtarët e tij në dhomën e zhveshjes gjatë pjesës së parë, kur rezultat ishte vetëm 2 me 1, duke u përpjekur për t’i inkurajuar lojtarët.

Fatkeqësisht kjo nuk funksionoi dhe Messi nuk ishte në gjendje për të shikuar tutje ndeshjen kur Spanja realizoi golin e gjashtë gjatë pjesës së dytë.
Por pavarësisht zhgënjimit, Messi raportohet se kishte disa fjalë inkurajuese për bashkëlojtarët e tij në dhomën e zhveshjes pas lojës. ‘Diario Ole’ raporton që ai iu ka thënë atyre: “Ne kemi ardhur deri këtu së bashku. Të bashkuar”.
Ky gjest nga Messi ishte vlerësuar nga bashkëlojtarët e tij, të paktën kështu mësohet sipas stories.
30-vjeçari është në dijeni që Kampionati Botëror i kësaj vere mund të përfaqësoj shansin e fundit të tij për të fituar titullin më të madh në botën e futbollit./arbresh.info/
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...