Lione Messi është duke kaluar nëpër një krizë të golave në dy ndeshjet e fundit.
Ylli argjentinas ka bërë 19 goditje në kuadrati e portës, mirëpo që nuk ka arritur të fusë topin në rrjetë.
Ndeshjet ndaj Valencias dhe Levantes, kanë treguar se 32-vjeçari vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për Barcelonën, mirëpo po i mungojnë golat.
Ansu Fati dhe Lionel Messi (Foto: Getty Images/Guliver)
Të dielën e javës së kaluar, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë krijoi shtatë mundësi për gol, duke bërë edhe dy asistime në dy golat e shënuara nga Ansu Fati.
Nga 19 golat që ka shënuar në këtë sezon, 14 prej tyre janë regjistruar në shtëpi, katër në transfertë dhe një në fushë neutrale, në Superkupë.
Është e qartë, pra, se ku Messi ndihet më rehat, në “Camp Nou”. Por, nëse Barça dëshiron të fitojë ndaj Athletic Bilbaos, asaj i duhet që argjentinasi të jetë shumë i motivuar për lojë. /
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit