AS Roma ka barazuar rezultatin në ndeshjen e mbrëmjes së sotme (e mërkurë) kundër Liverpoolit.
Gjiganti italian ka barazuar shifrat për 1 me 1 në takimin kthyes në kuadër të gjysmëfinales në Ligë të Kampionëve me një autogol mjaftë interesant, shkruan portali arbresh.info.
Sadio Mane realizoi për 1 me 0 (2-6) në Olimpico pas një gabimi nga mbrojtja e italianëve.
Por, mbrojtësi James Milner barazoi shifrat në 1 me 1 (3-6) vetëm pesë minuta më vonë.
Dejan Lovren goditi topin në përpjekje për ta larguar atë nga zona e rreptësisë, por mbrojtësi godi me top bashkëlojtarin e tij në kokë dhe më pas topi përfundoi në rrjetë.
Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes tani është 3 me 6./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...