Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas pretendon se gjetja e një tjetër lojtari si Lionel Messi është e pamundur.
Dyshja ishin në Barcelonë shumë shok të afërt me njëri-tjetrin dhe ndanë fushën së bashku, transmeton portali arbresh.info. Fabregas deklaroi se argjentinasi është një i vetëm i llojit të tij kur është pyetur në rast se do të ketë ndonjë lojtar të tillë në të ardhmen.
“Mendoj se kjo është ndoshta e pamundur”, ka thënë Fabregas për AS.
“Ne kemi parë të tjerët si Ronaldo dhe Ronaldinho, lojtarë të mrekullueshëm, por Messi ka qenë më i miri për 15 vite. Ai është në sezonin e tij të 17-të dhe ka qenë më i miri që nga mosha 18 vjeçare”
“Kam parë gjëra që ju nuk do t’i besonit. Çdo tri ditë ai shënon gola, ai shkon për të luajtur për Argjentinën, kthehet pa pushuar dhe shënon hat-trick, kjo nuk është normale, më besoni”
“Do doja të kisha shijuar lojën më shumë me Leon”, shton Fabregas./arbresh.info/
https://twitter.com/cesc4official/status/1167127158294241283
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën