Celtic është gjobitur nga UEFA për shkak të problemeve me turmën e tifozëve gjatë ndeshjes në Ligë të Kampionëve kundër Manchester Cityt në muajin dhjetor.
UEFA i ka imponuar një gjobë prej 19.000 eurove kampionit skocez pasi tifozët hodhën mjete piroteknike gjatë takimi që përfundoi 1 me 1 në “Etihad Stadium”, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Glasgowit ka thyer edhe në të kaluarën rregullat e UEFA-së për të njëjtën arsyeje.
Ata janë gjobitur me më shumë se 10.000 funte në shkurt të vitit 2016 pas sjelljes jo të mirë të tifozëve në përballjen me Fenerbahcen në Evropa Ligë./arbresh.info
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...
Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Istog
Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Maliq inxhinier...
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...