Ylli i kombëtares, Bersant Celina po vazhdon formën e shkëlqyer në kampionatin suedez me skuadrën e AIK-ut.
Ai sot ka asistuar për golin e dytë të skuadrës së tij, të shënuar nga Flataker, shkruan Arbresh.info.
Ani pse skuadra e tij u mposht 3-2 nga Varnamo, mesfushori dardan po vazhdon me kontribute.
Ky ishte asistimi i gjashtë i Celinës këtë sezon krahas pesë golave.
AIK pas 26 ndeshjeve ka 44 pikë.
Kujtojmë se Celina u ftua në listën rezervë nga Franco Foda për dy ndeshjet e tetorit me Slloveninë dhe Suedinë./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?