Bersant Celina e ka pranuar se fitorja e Kosovës kundër Republikës së Çekisë në ka qenë shumë e rëndësishme në përpjekjet e Kosovës për ta siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2020 për herë të parë.
Kosova e Bernard Challandes e mundi me rikthim 2:1 Çekinë të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, falë golave nga Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda, pasi Patrick Schick i kishte kaluar vizitorët në epërsi në fillim të takimit.
Celina, i cili luajti 90 minuta për t’i ndihmuar verdhekaltërve t’i grumbulloni tri pikë të tjera të mëdha, shkroi në rrjetet sociale pas ndeshjes për rëndësinë e fitores ndaj çekëve.
Fitorja e së shtunës pasdite në Prishtinë nënkupton se Kosova tani grumbullon 8 pikë në pozitën e dytë, dy më shumë se rivali i drejtpërdrejt për këtë vend, Çekia, me Anglinë lidere të Grupit A me 9 pikë.
“Çfarë fitore e rëndësishme. Tani radhën e ka Anglia. Forca!” shkroi Celina në Instagram.
Kosova do të udhëtojë drejt Southamptonit të martën për t’u përballur me Anglinë në St Mary’s stadium në ndeshjen e ardhës kualifikuese për Euro 2020. /Gazeta Expres
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...