Në intervistën e Alexander Ceferin me L’Equipe, presidenti i UEFA-s, diskuton veçanërisht mundësinë e sanksionimit të klubeve të përfshira në projektin e shkëputjes nga Superliga.
Edhe pse ai këmbëngul se vendimi do t’i binte komisionit disiplinor të organit drejtues, Ceferin thekson se tre klubet ende të angazhuar në projekt – Real Madrid, Barcelona dhe Juventus – mund t ëjenë ende subjekt i ndëshkimit.
Gjykata e Madridit tani ju ka lejuar të sanksionnoheni tre kulbet që ende duan të krijojnë një Superligë. Pse po e bëni?
Së pari sepse vendimi i gjykatës mund të jetë ende objekt ankimi. Kur të përfundojë procesi, ne do të veprojmë.
A është e imagjinueshme të sanksionohet Real Madridi, i cili mund të fitojë Ligën e Kampionëve të 14-të këtë vit?
Është e mundur të ndëshkohet çdo klub.
Disa do ta dyshonin këtë.
Ata e kanë gabim. Rregullat janë të njëjta për të gjithë. Dhe nëse do të komentoja atë që njerëzit thonë çdo ditë. Ata ankohen gjithashtu se UEFA fiton miliarda, por 93.5 për qind e të ardhurave shkojnë për klubet. Si mund ta shpjegoni këtë nëse askush nuk po ju dëgjon? Mund të zgjidhni të më besoni apo jo, por ne i trajtojmë të gjitha klubet në të njëjtën mënyrë, qofshin ato nga Sllovenia, vendi im, apo nga emrat e mëdhenj të futbollit evropian./Arbresh.info
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë