Mesfushori i Real Madrid, Dani Ceballos ka pranuar se Valencia dhe Sevilla donin ta transferonin në afatin e janarit, por nuk mundi t’i bashkohet për shkak të lidhjeve që ka me Real Betis.
Ceballos momentalisht është huazim te Arsenal dhe kishte shumë raportime që do largohej në janar sepse nuk arriti të hyjë në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli ka pranuar se dy klubet ishin të interesuara, por nuk pranoi shkaku i Betis.

“Po, kishte interesim, por nuk bisedova me trajnerin e Sevillas, Julen Lopetegui. Në Sevillë mund të luaj vetëm për Betis-in”.
“E dija interesimin e Valencia-s gjithashtu, por situata ime te Arsenal-i po ndryshonte, isha duke u stërvitur dhe e dija që Arteta do ma jepte shansin”.
Thuhet se Ceballos nuk do e vazhdojë huazimin te “Topçinjtë”, ngase dëshiron të luaj në La Liga./arbresh.info.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1