Neymar është përzgjedhur si goditës i penalltive te Paris Saint-Germain, sipas supozimeve të rivalit të tij, Edinson Cavani.
Dyshja sulmuese u përfshi në një konfrontim verbal në fushë gjatë një goditjeje dënimi dhe penalltie në fillim të këtij sezoni gjatë një fitoreje 2-0 ndaj Lyonit.
Të dy lojtarët donin të merrnin penalltinë, por ishte Cavani ai që fitoi dhe pastaj nga nervozizmi e humbi atë penallti.
Megjithatë, tani pas disa muajve duket se kjo çështja tani është zgjidhur.
Është vet Cavani që u ka thënë gazetarëve, pasi u pyet se kush do të marrë penalltinë e ardhshme për klubin:
“Neymar”, ishte përgjigja e thjesht dhe e shkurt e sulmuesit uruguaian.
Ai gjithashtu shpjegoi se menaxheri Unai Emery mori vendimin, pavarësisht se Thiago Silva më parë pretendonte se “ne kemi vendosur që Neymar do të godas të gjitha penalltitë”.
Ndryshe, Cavani shënoi dy herë për PSG-në sot (e shtunë), pasi mposhtën Nantesin me rezultat 4-1 për të ruajtur pozitën e tyre si udhëheqës të Ligue 1.
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...