Ish-sulmuesi i Italisë Antonio Cassano është shtrirë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit me koronavirus.
39-vjeçari u pensionua në vitin 2018 pas 400 paraqitjeve dhe 112 golave në Serie A.
Bashkëshortja e tij, Carolina Marcialis, kishte konfirmuar në rrjetet sociale se Cassano kishte dalë pozitiv në testin për Covid-19 gjatë festës së Krishtlindjes dhe se ishte izoluar në shtëpinë e vet.
Javë më parë u raportua se Cassano nuk ishte vaksinuar kundër virusit, por Marcialisi njoftoi në Instagram se ai i kishte marrë të dy dozat e para, por jo edhe dozën përforcuese.
Sipas mediave italiane, gjendja shëndetësore e ish-sulmuesit të Romës, Real Madridit dhe Interit u përkeqësua në dy ditët e fundit dhe se tani ai ndodhet në një spital në Genoa.
“Antonio është në spital dhe është mirë”, shkroi Marcialisi. /GE/
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...
Hoxhaj në Forumin e Davos-it: Pa reagim perëndimor, hegjemon...
Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë