Real Madridi po përgatitet për një revolucion në skuadër dhe nga prurjet që tentojnë t’i bëjnë, duhet fillimisht t’i largojnë disa lojtarë.
Sipas asaj që raporton UOLEsporte, Los Blancos kanë një listë me largimet që duan t’i bëjnë në afatin kalimtar veror.
Derisa pak kush e ka menduar, aty gjendet edhe Casemiro, që Real Madridi është i gatshëm ta shesë për ofertën e duhur.
Nëse ndonjë skuadër ofron 50 milionë euro, atëherë mund ta ketë kartonin e brazilianit në verë.
Paris Saint-Germain dhe Juventusi thuhet se janë në garë për transferimin e tij, ndërsa mbretërit kanë nën shënjestër Paul Pogban dhe Aurelien Tchuoamenin.
Casemiro nuk dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”,mirëpo është klubi spanjoll që nuk e sheh më si të pashitshëm./Telegrafi/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës