Mesfushori i Manchester United, Casemiro, është në rrugë të mirë për të përfituar një bonus të jashtëzakonshëm nëse skuadra e tij arrin të fitojë finalen e Ligës së Evropës.
Sipas “Daily Star”, veterani brazilian ka një klauzolë në kontratë që i garanton atij një rritje prej 25% të pagës në rast se United kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Fitorja në finalen e Ligës së Evropës do t’i siguronte “Djajve të Kuq” një vend në elitën e futbollit evropian për sezonin e ardhshëm – dhe për Casemiron kjo do të nënkuptonte një pagë javore prej plot 500 mijë paundësh.
Casemiro, tashmë 33 vjeç, e përfshiu këtë klauzolë në kontratën e tij që në momentin kur firmosi për Manchester United tre vite më parë, pas transferimit nga Real Madrid./rtk
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...