Mesfushori i Real Madridit, Casemiro zbuloi se si shpresonte të luante bashkëlojtarin e tij te kombëtarja e Brazilit, Neymar.
Braziliani ishte i lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu gjatë verës dhe Casemiro shpresonte që kjo masë të materializohej.
Në një intervistë për mediat spanjolle, Casemiro ka zbuluar se donte të luante me Neymarin në nivel klubi.
“Doja që Neymari të vinte në Real Madrid, unë flas me të pothuajse çdo ditë, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm”, ka thënë Casemiro për Onda Cero.
Ai gjithashtu foli edhe për objektivin e Los Blancos për këtë sezon dhe trofeun që ata favorizojnë për ta fituar.
“Liga është ajo që tregon qëndrueshmëri gjatë gjithë vitit, është çdo fundjavë, por kur Bernabeu ka himnin e Ligës së, Madridi është ndryshe”.
“Unë preferoj ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, përfundoi mesfushori brazilian.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi