Granit Xhaka është shndërruar në lojtarin kryesor të Sunderlandit që nga transferimi i tij këtë verë nga Bayer Leverkuseni.
Ai po shkëlqen nga ndeshja në ndeshje këtë edicion me skuadrën e inkuadruar në Premier League, shkruan Arbresh.info.
Mbrëmë madje ishte vendimtar ku me golin e tij Sunderlandi mori një pikë ndaj Evertonit në shtëpi.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova po merr lëvdata të mëdha në Angli, së fundmi edhe ish-futbollisti i Liverpoolit, Jamie Carragher ka folur fjalë të mëdha për të.
“Mendoj se Granit Xhaka është blerja e sezonit në Premier League. Mund të themi pa frikë se asnjë lojtar që ka mbërritur këtë verë në Premier nuk ka krijuar një impakt si ai i Xhakës te Sunderland”, tha ai.
Xhaka në 10 ndeshjet e para ka realizuar një gol dhe tri asistime. Kapiteni i Sunderlandit po e udhëheq mjaft mirë këtë ekip si lider ku ata ndodhen në pozitën e katërt me 18 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli i treti./Arbresh.info
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme