Një nga legjendat e Liverpoolit, Jamie Carragher nuk beson së ish-skuadra e tij mund të marrë pjesë në Champion League sezonin e ardhshëm.
Ish-mbrojtësi Jamie Carragher thotë së për këtë gjasa më të mëdha ka Manchester United, sepse është në formë të jashtëzakonshme.
“Është e pamundur që Liverpooli të merr pjesë në Champions, pasi Manchester United më këtë formë vështir së gabon”, tha Carragher.
Aktualisht “Reds” renditen në pozitën e pesë më 54 pikë, po aq sa ka edhe Tottenham Hotspur një pozitë më poshtë./arbresh.info/