Carlos Tevez ka bërë të qartë mendimin e tij rreth debatit të ashpër se kush është më i miri: Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.
Sulmuesi i Boca Juniors është njëri nga lojtarët e paktët që ka luajtur së bashku me dy yjet dhe Tevez thekson që dallimi kryesor është se talenti i Ronaldos është i krijuar në palestër, ndërsa i Lionel Messit është një dhuratë natyrale, transmeton portali arbresh.info.

“Kur Leo po luante, ai nuk kishte shkuar asnjëherë në palestër. Por, Cristiano ishte aty në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje, gjatë gjithë kohës”, ka thënë Tevez në një intervistë për ‘ESPN’.
“Cristiano është dashur të punojë dhe të përgatis vetën për të qenë më i miri, ndërsa për Leon vinte gjithçka natyrale”

“Këto janë dallimet më të mëdha që unë shoh ndërmjet dy lojtarëve më të mirë në planet. Messi luan një tjetër sport”
Tifozët e futbollit shpesh i hyjnë debateve të egra se kush është lojtari më i mirë, prandaj komenti nga Tevez vetëm se do t’i rindezë ata./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja