Gonzalo Higuain ka qenë njëri nga emrat më të lakuar gjatë këtij afati kalimtar.
Argjentinasi është përfolur shumë për një kalim të mundshëm tek skuadra londineze, Chelsea.
Është Maurizio Sarri, ish trajneri i Higuain tek Napoli që tashmë është në stolin e Chelsea e që po e tërheq argjentinasin të kalojë në “Stamford Bridge”.
Për një kalim të mundshëm të sulmuesit tek “Blutë”, një koment ka dhënë edhe Fabio Capello.
Ai ka tëhnë se nuk do të ishte mirë që Higuain të lëvizte në janar, mirëpo ka thënë se padyshim ai e dëshiron ribashkimin me Sarrin.
Për “Goal”, Capello ka thënë se italiani është ai që mund ta marrë më të mirën nga tashmë anëtari i Milan, transmeton lajmi.net.
Deri më tani, Juventus dhe Milan kanë refuzuar secilën ofertë të ardhur nga Londra për argjentinasin.
Kujtojmë se Higuain ka luajtur 147 ndeshje nën urdhrat e Sarrit ku ka realizuar plotë 92 gola.
Maqedonci: Ëndrra e Adem Jasharit për shtet dhe ushtri, ësht...
Bora rinovon kontratën me trajnerin Zoran Kašćelan
Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, p...
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...