Ish-mbrojtësi i Shqipërisë, Lorik Cana ka vizituar klubin e vendlindjes KF Vëllaznimin.
Për vizitën e legjendës së futbollit shqiptar e ka bërë të ditur vetë klubi, shkruan Arbresh.info.
“Kryesia e KF Vëllaznimit, ka pritur sot në takim legjendën e futbollit mbarëshqiptar, Lorik Cana. Sot na ka nderuar legjenda e gjallë e sportit mbarëshqiptar, Lorik Cana. Vizita e tij, na jep motiv dhe kurajo për të punuar në avancimin e sportit tonë, ndërsa këshillat e Lorikut dhe mbështetja e tij do të jenë vlerë e shtuar për ne”, thuhet në njoftim.
“Kuqezinjtë” vlerësuan se vizita e Canës u jep motiv për të punuar në avancimin e sportit, kurse këshillat dhe mbështetja e tij u cilësuan si vlerë e shtuar për klubin./Arbresh.info/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata