Shqipërisë i duhet ta mposhtë Armeninë që të kualifikohet në Euro 2016 dhe kapiteni Cana nuk ka dyshime në aftësinë e skuadrës për ta bërë këtë gjë.
Tri pikë larg historisë.
Një fitore e ndan përfaqësuesen shqiptare nga kualifikimi në Kampionatin Europian 2016.
Pas rastit të parë të shpërdoruar, të dielën në Armeni ekipi kuqezi ka shansin e dytë që të sigurojë pjesëmarrjen direkte në evenimentin në Francë.
“Po shkojmë (në Armeni) dhe të marrim kualifikimin. Jemi të përqendruar që të kualifikohemi prej mbrëmjes së të dielës për të evituar ndeshjet play-off”- thekson Cana për SuperSport.
Humbja në “Elbasan Arena” ishte vetëm një pengesë në rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Kombëtares. Kapiteni beson se skuadra është bërë edhe më e fort.
“Çdo humbje ka mësimet e veta. Rezultati në Elbasan na ka bërë edhe më të fortë. Tani e kemi vetë në dorë kualifikimin”.
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit