Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka thënë se eliminimi i tyre nga Kupa e Mbretit pas humbjes 1:0 nga Athletico Bilbao, nuk ka të bëjë me zënkën mes Lionel Messit dhe Eric Abidal.
Kampionët e La Ligas janë zhytur edhe më shumë në krizë të rezultateve, kur një gol i Inaki Willimas në minutën e 93’, bëri që katalanët të largohet nga garat e kupës që në fazën çerekfinale.
Pas kësaj humbje, Busquets është pyetur nëse ky rezultat vjen si pasojë e ndodhive të fundit në skuadrën e Barcelonës, që si protagonist patën Lionel Messin dhe Eric Abidal.
‘’Ne jemi të fokusuar vetëm në gjërat që kanë të bëjë me sport, edhe pse fituam javën e kaluar në La liga, humbja e sontme vret’’, deklaroi spanjolli duke e dribluar përgjigjjen direkte, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se në Barcelonë po mbretëron një situatë aspak e këndshme, pas tensionimit të raporteve në mes të Messit dhe Abidal.
Kjo marrëdhënie jo e mirë në mes të të dyve ka reflektuar edhe në pjesën tjetër të ekipit.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?