Sergio Busquets ka thënë se eliminimi në Ligë të Kampionëve nga Roma pavarësisht rezultatit 4 me 1 nga pjesa e parë ishte “humbje më e keqe në karrierën time në Barcelonë”.
Mesfushori pritej të pushonte në Stadio Olimpico në ndeshjen kthyese në kuadër të çerekfinaleve, por luajti me dhimbje dhe ata humbën me rezultat të thellë 3 me 0, transmeton portali arbresh.info.
“Është eksperienca ime më e keqe. Ne u eliminuam në mënyrë të ngjashme edhe sezonin e kaluar”, ka thënë Busquets për ‘BeIN Sport’ pas ndeshjes. “Ne jemi jashtë Ligës së Kampionëve, gjë të cilën nuk e donim pas një rezultati të mirë në pjesën e parë, po ky është futbolli”

“Ata në morën në vendin e tyre dhe krijuan shanse kundër nesh. Ne nuk ishim të pozicionuar mirë, kjo është arsyeja pse ata fituam dhe ne jo”
“Ata ishin një skuadër më e mirë dhe për ata ishte një rast për të dhënë apo humbur gjithçka. Humbja më e keqe në karrierën tuaj te Barcelona? Ndoshta po. Ne erdhëm në lojë me një formë të mirë, por fatkeqësisht kjo i ka dhënë fund gjithë punës së mirë”
Eusebio Di Francesco befasoi të gjithë me formacionin 3-4-1-2, ndërsa Ernesto Valverde u kritikua për të qenurit shumë konservator./arbresh.info/
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...