Albert Bunjaku, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Islandën.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Islandës do të zhvillohet në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, duke filluar në orën 20.45, në kuadër të xhiros së pestë të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
“Ka ardhur koha që Kosova të luajë për fitore, kemi pasur raste në ndeshjet e kaluara, por tash do të luajmë për fitore dhe shpresoj se do të kemi fat në finalizime”, deklaroi Albert Bunjaku në konferencën për media.
“Nuk ka nevojë ta prezantojë Islandën, por është një shembull i mirë se si një vend i vogël me një organizim të mirë mund të arrijnë shumë gjëra”, theksoi Bunjaku.
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...