Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki është pranë akordit me klubin turk Rizespor.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta suedeze “Aftonbladet” e cila zbulon se palët janë shumë pranë akordit.
“Nënshkrimi i kontratës është çështje kohe. Kanë mbetur edhe disa detaje. Menaxheri im dhe ai i Rizesporit janë duke diskutuar detajet e kontratës. Unë jam gati. Rizespor ka tifozë të shumtë, e di pak turqishten dhe mund ta përmirësoj. Për tre muaj mund të dalë në konferencë duke folur turqisht”, ka thënë Bunjaki për “Aftonbladet”..
Kujtojmë se te Rizesporti aktivizohen edhe dy futbollistët e Kosovës, kapiteni Sajmir Ujkani dhe sulmuesi Vedat Muriqi.
Portieri kosovar nuk po gjen hapësira në klubin e ri dhe në periudhën e fundit ka qëndruar më shumë në bankën e rezervistëve. Me afrimin e Bunjakit, portieri kosovar do të kishte më shumë hapësira.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?