Raportet në Francë insistojnë se Gianluigi Buffon do të nënshkruaj sot (e premte) për Paris Saint Germainin, por prezantimi do të bëhet të hënën.
Është raportuar në Itali se Gigi do të kryej testin mjekësor mëngjesin e së hënës para se të prezantohet në Parc des Princes, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në L’Equipe, ish portieri i Juventusit në fakt do të kryej sot testin mjekësor dhe do të nënshkruaj kontratën e tij një vjeçare që do të ketë opsionin edhe për të vazhduar edhe për një vit të dytë.
Prezantimi zyrtar do të bëhet të hënën, pasi Franca do të luaj kundër Uruguait sot në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
PSG nuk dëshiron të shkaktoj ndonjë shpërqendrim për “Blutë” dhe dëshiron gjithashtu që fokusi i mediave franceze të jetë te Gigi për prezantimin e tij./arbresh.info/
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...