Juventusi ka bërë të ditur se portieri legjendar italian Gianluigi Buffon ka arritur për t’i kryer testet mjekësorë në klub, për ta kompletuar kthimin te “Zonja e Vjetër” pas një viti me Paris Saint-Germainit.
Gazetarët e famshëm sportiv italian – Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Romeo Agresti –raportuan dje se Gianluigi Buffon do të arrijë në Juventus sot dhe shumë tifozë dolën për ta pritur portierin, transmeton Gazeta Express.
Agresti thotë se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Gianluigi Buffon duke nënshkruar kontratë 1-vjeçare dhe do të fitojë 1.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.
Buffon i dha lamtumirën Juventusit vitin e kaluar për të shkuar te PSG-ja, nga ku u largua këtë verë pas përfundimit të kontratës.
Juve po punon shumë që ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe t’ia dalë ta rrëmbejë titullin Champions Leaguen me Cristiano Ronaldon dhe Buffon ëndërron që ta fitojë trofeun që ka ëndërruar gjithmonë.
Tani Buffoni pritet ta mbyllë karrierën e tij në Juventus, ku i bëri 656 paraqitje gjatë viteve 2001-2018, duke i fituar nëntë tituj të Serisë A.
https://twitter.com/juventusfc/status/1146683123037548545
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim