Veterani italian nuk ka vendosur ende nëse do të qëndrojë në Torino edhe për një vit apo jo. 42 vjeçari s’e ka ndërmend të pensionohet
Gianluigi Buffon nuk ka vendosur ende nëse do të luajë edhe për një vit në Juventus apo jo.
Veterani i portës u rikthye vitin e kaluar në Torino pasi e kaloi një sezon në Paris Saint-Germain.
Mirëpo, 42 vjeçari tash është në diskutime me drejtuesit e Juves për të ardhmen e tij.
“Ne nuk kemi vendosur ende. Do ta marrim një vendim. Buffon duket në gjendje të mirë, por nuk kemi biseduar ende për kontratën”, deklaroi për “Tuttomercatoweb”, menaxheri i Buffonit, Silvano Martina.
Ish-përfaqësuesi italian synon ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me “Bianconeri”, para se të largohet nga Torino.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim