Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes thotë se ata duhet të vazhdojnë të luftojnë deri në fund të sezonit.
“Djajtë e Kuq” u poshtëruan nga rivalët e mëdhenj, Liverpool në Anfield të martën mbrëma në Premier League.
Pasi mbeti prapa në pesë minutat e para, United vazhdoi të humbasë ndeshjen 4-0, pas një humbjeje 5-0 në ndeshjen e kundërt në fillim të sezonit.
I pyetur për pjesën e mbetur të sezonit, Fernandes tha për ëeb-faqen e klubit: “Ne përfaqësojmë një klub të madh, ne jemi duke garuar deri ën fund dhe ne duhet të konkurrojmë”.
“Askush nuk mund të ulë kokën tani dhe të mendojë se unë dua të bëj vetëm pushime apo çfarëdo”.
“Ata duhet që të gjithë ne të kuptojmë se kemi diçka për të luftuar të paktën për distinktivin”.
“Mendoj se të gjithë vrapjnë, mendoj se çdo lojë është përpjekje nga të gjithë. Nuk dua të mendoj edhe se dikush nuk jep 100 për qind për veten e tij”.
“Edhe për veten e tyre dhe për ekipin. Të gjithë duhet të bëjnë këtë. Në radhë të parë siç thashë për veten tonë, më pas për ekipin dhe padyshim për klubin që përfaqësojmë, tifozët dhe të gjithë”, përfundoi ai./Arbresh.info
Australia dhe Japonia nënshkruajnë kontrata për anije luftar...
Juventus shënon fitore të madhe, paraqitet edhe Edon Zhegrov...
Gjendet eksploziv i Luftës së Dytë Botërore në Francë, evaku...
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...