Bruno Fernandes ka vendosur të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar veror.
Pas katër viteve qëndrim në Old Traford, mesfushori portugez karrierën pritet ta vazhdoj në Arabinë Saudite.
Mesfushori portugez pritet që karrierën ta vazhdoj në Arabinë Saudite pasi tanimë është në bisedime me dy klube të mëdha arabe.
Përkundër se ka kontratë edhe për dy vite të tjera me United, Fernandes ka vendosur të zgjedhë arabët që po i ofrojnë shuma të pabesueshme të parave.
Djajtë e Kuq janë pajtuar për shitjen e portugezit, shitje nga e cila synojnë të fitojnë rreth 50 milionë euro.
Dy klubet që janë në bisedime me përfaqësuesit e Brunos janë Al Nassr dhe Al Ittihad, që të dyja të gatshme t’i ofrojnë atij pagë vjetore më shumë se 25 milionë euro neto në sezon.
Vet lojtari disa ditë më parë la të nënkuptohet se do të largohet nga Old Traford, por tha se nuk varet gjithçka nga ai. /Telegrafi/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...