Bruno Fernandes flet për ‘golin’ e Cristiano Ronaldos

13:29 | 29 Nëntor 2022
K.B

Mbrëmë në ndeshjen mes Portugalisë dhe Uraguait, kombëtarja e Portugalisë shënoi golin e parë por dilema ishte se kush e shënoi atë, Ronaldo apo Bruno Fernandes.

Si fillim golin e festoi Ronaldo, por më pas u vendos që goli i takonte Brunos.

Bruno ka thënë se golashënuesi i golit të parë të Portugalisë kundër Uruguait nuk ka rëndësi.

Në këtë ndeshje golin e parë u duk që e shënoi Cristiano Ronaldo, i cili madje e festoi golin, por goli iu dha zyrtarisht Fernandesit, shkruan Goal.

Duke folur për mediat pas ndeshjes, Fernandes tha: “Nuk ka rëndësi kush shënon. Qoftë unë apo Cristiano Ronaldo. E rëndësishme është të dalim nga grupi. Jemi kualifikuar”.

Shpërndaje në rrjete sociale