Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur për herë të parë kryeministrin e Kanadasë, David Carney, “Guvernator Carney” që kur ky i fundit u zgjodh në post.
Në një postim në platformën e tij Truth, Trump paralajmëroi Kanada-n për pasojat e një marrëveshjeje të mundshme me Kinën, duke përdorur fjalë të forta.
“Nëse Guvernatori Carney mendon se do ta bëjë Kanadanë një ‘Port Dorëzimi’ për Kinën, për të dërguar mallra dhe produkte në Shtetet e Bashkuara, ai është thellësisht i gabuar. Kina do ta ‘gëlltisë’ Kanadanë tërësisht, duke përfshirë shkatërrimin e bizneseve të tyre, strukturës sociale dhe mënyrës së përgjithshme të jetesës. Nëse Kanada nënshkruan një marrëveshje me Kinën, ajo menjëherë do të goditet me një tarifë 100% ndaj të gjitha mallrave dhe produkteve kanadeze që hyjnë në SHBA. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje!”-shkruan Trump.
Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë që Kanadaja të shërbejë si “port dorëzimi” për mallrat kineze, dhe paralajmëroi për një tarifë prej 100% mbi të gjitha produktet kanadeze që hyjnë në SHBA në rast se marrëveshja me Kinën do të nënshkruhet./euronews
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...