Britania e Madhe dhe Irlanda kanë dorëzuar zyrtarisht ofertat e tyre për të pritur Kampionatin Evropian të vitit 2028, njofton DailyMail.
Dhjetë stadiume janë përzgjedhur për të organizuar ndeshje, duke përfshirë gjashtë në Angli: Wembley, Tottenham Hotspur Stadium, Etihad Stadium, St James’ Park, Villa Park dhe terreni i ri i Evertonit në Bramley Moore Dock.
Vendet e tjera janë Stadiumi Principality në Cardiff, Hampden Park në Glasgow, Stadiumi Aviva në Dublin dhe Casement Park në Belfast.
Oferta britanike dhe irlandeze zhvillohet nën sloganin “Për të gjithë, për të mirë, për të ardhmen”.
Britania e Madhe dhe Irlanda përballen me konkurrencën nga Turqia për organizimin e “Euro 2028”.
Një votim do të mbahet nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA në tetor.
Në qendër të ofertës është një premtim se tre milionë bileta të turneut do të jenë në dispozicion, më shumë se çdo kampionat evropian i mëparshëm./lajminet.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...