Mbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer, ka ndarë mendimet e tij mbi garën e ardhshme për titullin e Serie A.
Serie A pritet të nis së shpejti me shumicën e skuadrave që kanë kryer përforcime të mëdha dhe janë gati për edicionin 2025/26.
Megjithatë, sipas yllit të Bianconerëve, gara për titullin kampion do të diskutohet mes katër skuadrave të mëdha.
“Lufta do të jetë midis katër ekipeve të zakonshme”, ka thënë fillimisht qendërmbrojtësi brazilian.
“Napoli është favorit sepse fitoi titullin sezonin e kaluar dhe e forcoi skuadrën në tregun e transferimeve. Interi mbetet një ekip shumë i fortë”.
“Pastaj është Milani, i cili tani ka Allegrin dhe nuk ka gara evropiane. Dhe sigurisht, është Juventusi”, përfundoi Bremer.
Komentet e Bremer pasqyrojnë pritjet e një sezoni shumë konkurrues, me klubet kryesore të Italisë që bëjnë lëvizje të rëndësishme përpara sezonit 2025/26. /Telegrafi/
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...