Bregu i Fildishtë ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Malit, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve.
Pjesa e parë e këtij takimi ishte e mbushur me plotë dramë, pasi pati kartona të verdhë dhe një penallti të humbur.
Adama Traore (16’) humbi një mundësi të artë për t’i dhënë avantazhin Malit pasi dështoi të shënojë nga pika e bardhë.
Në minutën e 43-të Bregu i Fildishtë mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Odilon Kossounou mori kartonin e dytë të verdhë pas një faulli të shkaktuar.
Përpjekjet e Malit në pjesën e dytë u shpërblyen kur Dorgeles Nene (71’) dribloi mbrojtësit kundërshtar për të shënuar një gol të bukur për 1-0.
Bregu i Fildishtë arriti të barazojë rezultatin krejt në fund të takimit me Simon Adingra (90’) i cili shfrytëzoi një top të kthyer në zonë për të barazuar shifrat në 1-1.
Ndeshja shkoi dy herë nga 15 minuta në vazhdime dhe teksa dukej se vetëm penalltitë do të tregonin fituesin e këtij dueli, në skenë doli Oumar Diakite (121’) i cili shënoi një gol fantastik me thembër për t’i dhënë fitoren me rezultat 2-1 Bregut të Fildishtë dhe kualifikimin tutje./telegrafi/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës