Brazili ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Takimi i dytë i zhvilluar në kuadër të Grupit E në kundër skuadrës kombëtare të Costa Ricas ka përfunduar me rezultat 2 me 0 në favor të kampionit të pesëfishtë botëror, shkruan portali arbresh.info.
Yjet në sulm të skuadrës së Tites, Neymar, Gabriel Jesus dhe Philippe Coutinho rrezikuan vazhdimisht portën e Costa Ricas, por Keylor Navas ishte i padepërtueshëm deri në minutën e fundit të kohës shtesë.
Portieri i Real Madridi bëri një paraqitje fantastike dhe ishte në prag për t’i siguruar skuadrës së tij pikën e parë në turneun madhështor në Rusi, por Philippe Coutinho preshi gjithë planin e tij.

Pas superoglit në barazimin 1 me 1 kundër Zvicrës javën e kaluar, mesfushori i Barcelonës gjeti portën në minutën e fundit të kohës së rregullt. Costa Rica u dorëzua në fund dhe Neymar kështu realizoi golin e parë në këtë trune duke dyfishuar epërsinë.
Brazili tani qëndron në pozitën e parë të Grupit E me një pikë më shumë se Serbia para ndeshjes së tyre kundër Zvicrës mbrëmjen e sotme./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...