Kombëtarja e Brazilit ka bërë publike listën e 23 futbollistëve që do të udhëtojnë për në Rusi, për ta zhvilluar kampionatin botëor.
Trajneri Brazilian, Tite, do të ketë të gatshëm superyllin botëror, Neymar Jr, pasi ai tani është në fazën e fundit të rekuperimit nga lëndimi, transmeton arbresh.info.
Në këtë listë mungon emri i futbollistët më të dekoruar në histori të futbollit, Dani Alves, për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundit me PSG.
Por, trajneri brazilian ka habitur të gjithë me listën e tij, pasi që emri I mbrojtësit të Chelsea, David Luiz, nuk figuron.
Luiz i cili në këtë sezon ka pasur probleme me trajnerin e Chelsea, Antonio Conte, kishte humbur besimin e italianit që nga janari i këtij viti.
Po ashtu, nuk është ftuar edhe mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro, që është befasia tjetër nga Tite.
Ai më shumë ishte në bankën rezervë se sa në formacionin titullar.
Tite ka ftuar yje si Firminio, Jesus, Marcelo, Willian, Coutinho, Douglas Costa, Ederson. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit