Bordeaux ka hapur diskutime me Manchester United për një marrëvesje të mundshme për Phil Jones, pretendon botimi francez “L’Equipe”.
Reprezentuesi anglez së fundmi bëri paraqitjen e tij të parë konkurruese në mbi 700 ditë kundër Wolves.
Ai u lavdërua nga menaxheri, Ralf Ragnick pas ndeshjes, por mbeten spekulime në lidhje me të ardhmen e tij në klub.
Jones është aktualisht qendërmbrojtësi i pestë pas Harry Maguire, Raphaël Varane, Victor Lindelof dhe Eric Bailly.
Tani raportohet se Bordeaux ka hapur negociatat për nënshkrimin e tij përpara afatit të transferimit, i cili mbyllet të hënë mbrëma./Arbresh.info
Supergoli i Ilievskit e dërgon Prishtinën në epërsi pas pjes...
Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael ...
Rahoveci 029 prezanton Richard Granberry në ditën e fundit t...
Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit ...
Mot me diell javën e ardhshme, temperatura arrin 17°C
Trump thotë se SHBA-ja shkatërroi nëntë anije të marinës ira...