Kombëtarja e Zvicrës është kualifikuar në Kampionatin Botëror, derisa lojtarët, por edhe federata zvicerane kanë fituar shumë para, shkruan ‘Blick’.
Federata Zvicerane është shpërblyer nga FIFA me tetë milionë franga për kualifikimin në Kupës e Botës, por, ky shpërblim mund të rritet më pas, varësisht nga sukseset në Rusi.
Pa dyshim që një pjesë të këtyre parave shkon te lojtarët e Zvicrës.
Në rastin më të mirë, një futbollist i Zvicrës merr rreth 200 mijë franga.
Për një fitore, një futbollist titullar merr 10 mijë franga, dhe duke llogaritur këtu dhjetë fitoret, atëherë një lojtar merr 100 mijë franga. Për kualifikimin tutje lojtarët marrin po ashtu 100 mijë franga.
Bonuset nuk janë të njejta për të gjithë lojtarët.
Ato ndahen varësisht nga paraqitja e futbollistëve.Haris Seferoviq ka luajtur në 12 ndeshje, duke u pasuar nga portieri Yann Sommer, kapiteni Stephan Lichtsteiner, mbrojtësi qendror Fabian Schär, mesfushori Granit Xhaka dhe anësori Admir Mehmedi me njëmbëdhjetë paraqitje.
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën