Leonardo Bonucci ka zbuluar pse është rikthyer te Juventusi pas vetëm një sezoni largim për transferim te AC Milani.
Në konferencën e tij të parë për shtyp pas ri-nënshkrimit me skuadrën në Torino, Bonucci ishte pyetur rreth vendimit pse zgjodhi që t’i ribashkohet “Zonjës së Vjetër” nga “Rossonerët”, transmeton portali arbresh.info.
“Kur zgjodha për tu larguar, kjo ndodhi për shkak të emocioneve që më quan deri në këtë vendim”, ka thënë fillimisht ai.
“Por, vendimet e marra për shkak të zemërimit nuk janë të duhura. Ishte me fat, falë presidentit, drejtorëve, agjentit dhe Milani unë mund të kthehem aty ku ndihem si në shtëpi”
“Nuk ekziston ndonjë datë specifike se kur vendosa për rikthim. Ishte thjeshtë një moment kur të gjithë pranuan dhe ishte mirë për të provuar”
Bonucci pritet të shënojë debutimin e dytë te Juventusi në ndeshjen më 18 gusht ndaj Chievos./arbresh.info/
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...