Veterani i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka konfirmuar se do të varë këpucët në të ardhmen e afërt.
Duke folur për mediat zyrtare për të përkujtuar paraqitjen e 500 për klubin, 36-vjeçari konfirmoi se sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit i tij.
“Kur të ndaloj së luajturi vitin e ardhshëm, besoj se një epokë e mbrojtjes dhe mënyrës së interpretimit të mbrojtjes italiane do të marrë fund. Është një burim krenarie të jesh mes të mëdhenjve dhe ne gjithashtu shpresojmë që shumë mbrojtës që rriten do të kenë ne të katër (Buffon, Chiellini, Barzagli dhe Bonucci) si idhujt e tyre. Do të thotë të kesh bërë shumë dhe të kesh lënë shumë në futboll”, tha ai.
Për momentin, është e paqartë nëse italiani do të tërhiqet për klubin apo shtetin apo të dyja.
Bonucci ka bërë mbi 555 paraqitje në karrierën e tij duke përfaqësuar Juventusin, Milanin dhe Interin plus 120 paraqitje të tjera për Italinë./Arbresh.info/
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...