Leonardo Bonucci ka mbështetur Cristiano Ronaldon me këtë të fundit që dështoi nga penalltia në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit.
Ylli portugez nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë nga penalltia, me topin e tij që përfundoi në shtyllë.
Është Bonucci që është rreshtuar në mbrojtje të pesë herë fituesit të Topit të Artë, i cili ka shënuar 25 gola në të gjitha garat këtë sezon.
“Edhe më të mëdhenjtë dështojnë”, ka deklaruar Bonucci, përcjell lajmi.net. “Cristiano është gjithmonë i rëndësishëm për ne”.
“Ai rrit presionin ndaj mbrojtësve kundërshtarë. Ai ishte pa fat dhe portieri Ginaluigi Donnarumma bëri një ndeshje të mirë”.
“Ne do të shohim një Juventus të shkëlqyeshëm dhe një Ronaldo të shkëlqyeshëm përsëri”.
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...