Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci beson se Napoli është skuadra që mund t’i shkaktoj atyre më së shumti probleme në garën për titull.
“Zonja e Vjetër” mposhti me rezultat 1 me 0 Interit mbrëmjen e kaluar në Derbin e Italisë duke lënë skuadrën e Luciano Spalletit me 14 pikë larg tyre, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi qenë në dijeni që Interi ka lojtarë të shkëlqyer individualisht, të cilët si kolektiv mund të shkaktojnë probleme”, ka thënë Bonucci për ‘DAZN’.
“Prandaj, ishte një ndeshje ku ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të rrezikojmë për të shënuar dhe ne ishim me fat në shumë raste”
“Juventusi tregoi sërish se ne jemi të uritur pavarësisht të gjitha fitoreve në të kaluarën”
“Në disa momente skuadra ishte shumë e tërhequr duke kërkuar për topa vertikal, në të cilët Interi është shumë i fort, prandaj ne duhet të ushtrohemi në këtë”
“Ne kishim shumë hapësirë ndërmjet linjave dhe kjo na shkaktoi neve probleme, por ne u bëmë sërish grup kur kishim topin dhe luajtëm më mirë në pjesën e dytë. Ne i dhamë një paraqitje të rëndësishme Interit në garën për titull, por Napoli është padyshim skuadra që mund ta në shkaktoj neve probleme”
Juventusi qëndron në krye të tabelës me 43 pikë./arbresh.info/
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...