Kapiteni i Juventusit në ndeshjen kundër Lyonit, Leonardo Bonucci, ka folur pas eliminimit të Bianconerëve nga Liga e Kampionëve.
“Ekziston zhgënjim, kjo është dukshme. E dinim se Lyoni do të qëndronte dhe do të na priste me 10 lojtarë prapa topit, duke u tërhequr në gjysmën e dytë. Krijuam shumë raste, por në futboll mund të krijosh raste duke mos e arritur objektivin”.
“Është e dhimbshme. Duhej të bënim më shumë në pjesën e parë në Francë, kur krijuam shumë pak dhe ia dhamë mundësinë Lyonit ta shënonte një gol. Këto përballje vendosen brenda 120 minutave”, ka thënë Bonucci për Sky Sport Italia duke ua uruar kundërshtarëve kualifikimin e mëtutjeshëm.
Juventusi këtë sezon e humbi ndeshjen e Superkupës së Italisë, u eliminua nga Kupa e Italisë dhe tash në 1/8 e finales nga Liga e Kampionëve, ndërsa arriti ta fitonte titullin e Serie A.
Qendërmbrojtësi italian e ka bërë të qartë se Bianconerët deshën më shumë këtë edicion, por shtoi: “Bëmë gjithçka që mundëm”. /Telegrafi/
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...