Leonardo Bonucci i është bashkuar listës së lojtarëve të Juventus që mundojnë në ndeshjen kundër Romas.
Mbrojtësi i kampionit të Italisë ka pësuar një lëndim në kyç të këmbës dhe nuk do të jetë në gjendje të jetë i pranishëm në derbin ndaj Romas, transmeton portali arbresh.info
Bonucci është pritur të startoj në Stadio Olimpico, por është lënë jashtë skuadrës së ftuar për këtë takim si pasojë e lëndimit të pësuar në seancën stërvitore të sotme (e shtunë).
Ai i bashkohet në listën e mungesave lojtarëve si Douglas Costa, Daniele Rugani, Mattia Perin, Sami Khedira, Mario Mandzukic dhe Moise Kean.
Federico Bernardeschi është i suspenduar, por Paulo Dybala, Rodrigo Bentancur, Alex Sandro dhe Emre Can kanë probleme shëndetësore./arbresh.info/
Skuadra e plotë e Juves kundër Romas: Szczesny, De Sciglio, Chiellini, Caceres, Pjanic, Ronaldo, Dybala, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Cuadrado, Cancelo, Pinsoglio, Emre Can, Bentancur, Del Favero, Pereira, Spinazzola, Kastanos, Nicolussi Caviglia
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...