Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka folur në një intervistë para fillimit të “Euro 2020”.
Bonucci në një intervistë për “Sky Sports Italia”, ka folur për pritshmëritë që ka kombëtarja “Azzure” në “Euro 2020”.
“Kampionati Europian do të jetë mundësi e shkëlqyeshme për të treguar që ne jemi përsëri të uritur për trofe si Italia e viteve 2000”, tha ai.
“Mancini ka qenë në gjendje bëjë gjërat e duhura, duke na kthyer entuziazmin, pa na bërë shumë presion, shtoi ai.
“Ai na dha një ide të saktë në mënyrën e të luajturit, duke rritur cilësitë e individëve tonë. Ne do të përpiqemi të tejkalojmë kufijtë tanë dhe t’u sjellim gëzim tifozëve “, përfundoi Bonucci.
34-vjeçari, në karrierën e tij ka zhvilluar 101 paraqitje me fanellën e Italisë.
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...