Superylli i futbollit francez, Karim Benzema, ka firmosur për Al Hilal, sipas burimeve pranë Diario AS. Ky është një nga transferimet më të bujshme të dritares së dimrit në Arabinë Saudite, që mund të ndryshojë ekuilibrat e kampionatit.
Benzema ishte bashkuar me Al Ittihad verën e vitit 2023, pas fitimit të Topit të Artë, por mosmarrëveshjet për rinovimin e kontratës kanë çuar në ndarjen e rrugëve mes palëve.
Ylli francez kishte shprehur dëshirën për të vazhduar kontratën, por nuk mori vlerësimin që kërkonte.
Premtime të thyera dhe moskomunikim i qartë bënë që marrëdhënia me Al Ittihad të prishej.
Në këtë moment, PIF – Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite, që kontrollon katër klubet kryesore, ndërhyri dhe nuk lejoi largimin e Benzemas nga kampionati. Disa skuadra evropiane tentuan ta bindin sulmuesin, por ishte Al Hilal që e siguruan transferimin në orët e fundit të dritares së transferimeve, më 2 shkurt.
Kalimi i Benzemas te Al Hilal nuk ishte i lehtë, pasi Cristiano Ronaldo u shpreh kundër përforcimit të rivalit të tij të madh me një futbollist të këtij kalibri. Kjo situatë ka lënë Al Nassr pothuajse të paralizuar në merkato, ndërsa ylli portugez ka refuzuar të luajë derisa klubi të ndërmarrë hapa, dhe nuk u përfshi fare në skuadrën për fitore ndaj Al Riyadh.
Benzema ka shënuar 54 gola dhe ka dhuruar 17 asistime në 83 ndeshje për Al Ittihad, dhe beson se ka ende futboll në këmbët e tij. Tani, francezi do t’i kalojë vitet e fundit të karrierës te Al Hilal, ndërsa një rikthim i mundshëm te Real Madrid pas pensionimit nuk përjashtohet.
Ky transferim i fuqizon Al Hilal në garën për titull kundër Al Nassr, Al Ahly dhe Al Qadsiah, dhe i rrit shanset për të rikthyer trofeun e Ligës së Kampionëve Aziatike./Arbresh.info
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...