Agjenti i njohur, Mino Raiola ka thënë se këtë vit do dërgojë një ndër klientët e tij te Real Madrid.
Super agjenti ka shumë futbollistë të njohur si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Henrikh Mkhitaryan, Marco Verrati, Gianluigi Donnarumma, Matthijs de Ligt, Erling Haaland dhe Mario Balotelli.
Që një kohë të gjatë ka spekulime që e lidhin mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba dhe ky transferim ka gjasa të ndodh në verë, transmeton portali arbresh.info.
Raiola e ka konfirmuar se një klient i tij do transferohet në verë te “Mbretërit”, por nuk ia ka zbuluar emrin.

“Kam lidhje të mira me Real Madrid. Jam në kontakte me Jose Angel (menaxheri kryesor i klubit) dhe më pëlqen të diskutojë me të”.
“Shpresoj që një ditë të sjellë lojtarë të mirë në Madrid, momentalisht është Areola, por kjo është vetëm gjysma e operacionit. Këtë verë dua të transferoj një lojtar të madh te Real Madrid”, theksoi Raiola.
Pos Pogba, i lidhur me Real Madrid është ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland./arbresh.info.
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...