Juventusi ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Bolognas në kuadër të javës së 35-të në elitën e futbollit italian.
‘Zonja e Vjetër’ kaloi në epërsi në minutën e nëntë të takimit, duke realizuar për 1-0 përmes Khephren Thuram i cili u asistua nga Andrea Cambiaso.
Në minutën e 50-të mysafirët shënuan edhe një gol tjetër përmes Cambiasos, por VAR-i e anuloi atë për pozicion jashtë loje.
Vendasit ia dolën të barazojnë shifrat në minutën e 54-të përmes Remo Freuler i cili me ndihmën e një devijimi mposhti Di Gregorion për 1-1.
Juventusi pati një mundësi të artë të realizonte golin e dytë, por Alberto Costa në minutën e 76-të lëshoi një super rast për gol.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar dhe të dy skuadrat u desh të pajtoheshin me nga një pikë.
Pas këtij barazimi Juventusi ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 63 pikë të grumbulluara, ndërsa Bologna renditet e shtata me 62 sosh.

Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...
Shërbimet hekurudhore janë anuluar në Mashhad pas paralajmër...
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...